Sporti

Skuadra e njohur e La Liga kërkon huazimin e Arda Guler

04/03/2024 08:57
nga:Mergim Rreci

Real Sociedad thuhet se po planifikon të nënshkruajë me të riun e Real Madridit, Arda Guler, në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të verës, sipas Ekrem Konur.

Guler, iu bashkua Los Blancos verën e kaluar, por nuk ka arritur të vendoset si titullar i rregullt nën drejtimin e Carlo Ancelotti.

Ai kishte humbur gjysmën e parë të sezonit për shkak të një dëmtimi, por nuk ka arritur të integrohet brenda skuadrës edhe pas rikthimit në fushën e blertë.

/GazetaBlic Sport/