Sporti

Skuadra e Llapit e bojkoton ceremoninë e organizuar nga FFK-ja

12/20/2024 18:07
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit e ka bojkotuar ceremoninë e organizuar nga FFK-ja, “Laureatët e Vitit 2024”.

“Për shkak të zhvillimeve dhe tendencave që dëmtojnë KF Llapin, kryesia e klubit ka vendosur të bojkotojë ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Ne besojmë se momentalisht nuk ekzistojnë kushtet e duhura për të qenë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për shkak të situatës aktuale në futbollin kosovar”, vazhdon njoftimi i skuadrës nga Podujeva.

/GazetaBlic Sport/