Skuadra e kategorisë së katërt Barbastro bëri surprizën në raundin e dytë të Kupës së Mbretit, duke eliminuar Espanyolin elitar.
Skuadra e kategorisë së ulët fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Espanyol.
Barbastro kaloi në avantazh në minutën e 55-të pas një penalltie të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Sito Barrera. Në minutën e 81-të, Barrera shënoi golin e tij të dytë në ndeshje.
Të gjitha skuadrat e tjera të La Ligës kaluan në fazën tjetër, me Celta që e bëri këtë me një goditje, duke mposhtur Salamanca 7-0.
/GazetaBlic Sport