Sporti

Skuadra e Drenicës interesohet për Mehdi Çobën, futbollisti mund të ribashkohet me Brdaric

01/14/2026 12:02
nga:Lorik J

Skuadra e Drenicës është mjaft aktive në këtë merkato me disa afrime dhe largime, duke bërë ndryshime në skuadër.

Trajneri Thomas Brdaric tashmë ka filluar me ndërtimin e skuadrës, teksa po vazhdon edhe faza përgatitore për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, skuadra e Drenicës ka shprehur interesim për sulmuesin Mehdi Çoba.

25 vjeçari së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit, por u largua nga ‘Skifterat’, teksa mund të ribashkohet me trajnerin Brdaric në Superligë, tani tek Drenica.

/GazetaBlic Sport/