Sporti

Skuadra e Ballkanit niset për në Çeki, synon rezultat sa më pozitiv

09/20/2023 08:49
nga:Mergim Rreci

Skaudra e Ballkanit është nisur për në Çeki.

Kampioni i Kosovës do të përballet me Viktoria Plzen në Conference League, atje ku synon që ta fillojë mbarë misionin e madh evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

Dueli mes Plzen dhe Ballkanit në Doosan Arena do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.

Nuk pritet të jetë një ndeshje e lehtë, por që të drejtuarit e Ilir Dajës janë të vendosur për të ‘luftuar’ për një rezultat sa më të mirë.