Klubi arab, Al Najma po ‘çmendet’ pas Lumbardh Dellovës dhe është gati të paguajë klauzolën e tij për ta transferuar.
Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se lojtari nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme, shkak situatës në merkato, pasi edhe CSKA Sofia i ka ofruar rinovim.
Trajneri i Al Najma e do me çdo kusht Dellovën, teksa lojtari do vendosë përfundimisht për të ardhmen brenda pak ditësh.
Do të mbetet të shihet se cila do të jetë përfundimisht e ardhmja e tij, me mbrojtësin që pritet të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e ardhshme në muajin shtator.

/GazetaBlic Sport/


