Të shtunën në mbrëmje do të përballen me njëri-tjetrin dy sulmuesit që kanë marrë kritikat më të shumta pas ndeshjeve të para të Europianit, Alvaro Morata dhe Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak nuk arriti që të shmangte humbjen befasuese të kombëtares së tij kundër Sllovakisë.
Pavarësisht se pati disa raste, golashënuesi më i mirë i Bajernit dhe fituesi i “Këpucës së Artë” ka bërë një ndeshje të dobët.
Analistët në Poloni kanë pasur kritika të forta për të dhe Lewa duhet të bëjë më mirë kundër Spanjës.
Ai ka arritur të shënojë 48 gola në ndeshjet zyrtare për këtë sezon, por kjo gjë nuk u intereson aspak tifozëve të Polonisë.


