Sporti

Skriniar objektivi kryesor i PSG, Inter kërkon 80 milionë euro

06/19/2022 19:48
nga:E K

PSG ka shprehur interesim për mbrojtësin e Interit, Skriniar.

“L’Equipe” raporton se PSG është në kërkim të një qendërmbrojtësi, kurse synimi i tyre është Milan Skriniar, shkruan GazetaBlic Sport.

Inter nuk duket se do heqë dorë lehtë nga mbrojtësi pasi për të po kërkojnë 80 milionë euro.

Humbjet financiare të PSG do ta vështirësojnë operacionin.

/GazetaBlic Sport/