Sporti

Skriniar: Gjithçka bëhet më e vështirë

06/18/2021 19:17
nga:E K

Bëri paraqitje pozitive, por pa mundur që kombëtarja e sllovake nuk arriti të marrë pikë ndaj Suedisë

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka folur në mikrofonat e “SKY Sport” pas ndeshjes duke folur edhe për mundësitë e Slovakisë për kualifikim:

“Më vjen shumë keq për humbjen, kemi bërë një ndeshje të mirë duke luajtur si skuadër dhe duke provuar që të barazonim ndeshjen. Ndihem përgjegjës për shokët e mi të skuadrës, kërkoj që t’i jap suportin tim dhe dua t’i bëj komplimente të gjithëve sepse kemi bërë një paraqitje dinjitoze.

Ky barazim e komplikon kalimin tonë për më tej, tani gjithçka bëhet më e vështirë , por asgjë nuk është e pamundur.”, deklaroi Skriniar