Sporti

Skocia ia zgjat kontratën trajnerit pak para Botërorit

05/28/2026 19:41
nga:L J

Trajneri i Skocisë, Steve Clarke, ka zgjatur kontratën e tij si trajner kryesor, njoftoi Shoqata e Futbollit e vendit.

Në këtë mënyrë, Clarke do të mbetet në krye të Skocisë të paktën deri në vitin 2030, pasi e udhëhoqi ekipin në dy paraqitje radhazi në Kampionatin Evropian, dhe në Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, vendi i dha fund pritjes 28-vjeçare për të luajtur në Kupën e Botës.

Trajneri tha gjithashtu se stabiliteti është më i rëndësishmi për ekipin e tij dhe se Skocia duhet të “evoluojë dhe të bëjë përmirësime” duke rritur “fluksin e talenteve”.

Ekipi i Clarke fillon pjesëmarrjen në Kupën e Botës më 13 qershor kundër Haitit, dhe ekipet e tjera në Grupin “C” janë Maroku dhe Brazili.

/GazetaBlic Sport