Lajme

S’kishte kuorum në dy raunde për votimin e Presidentit- Miftaraj shpjegon se si procedohet më tutje në votim!

04/03/2021 21:50
nga:Y I

Drejtori Ekzekutiv i IKD-së Ehat Miftaraj, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka shpjeguar procedurat se si vazhdohet me raundet e votimit për Presidentin, përcjellë Gazeta Blic.

Miftaraj ka shpjeguar se në bazë të Kushtetutës për tu konsumuar raundi i parë duhet të kemi 80 vota në kutinë e votimit.

Ai thekson se nëse kjo nuk ndodh atëherë votimi konsiderohet sikur nuk ka ndodhur dhe përsëritet sërish.

“Në bazë të Kushtetutës dhe praktikës së Gjykatës Kushtetuese për tu konsumuar raundi i parë duhet të kemi 80 vota në kutinë e votimit. Nëse kjo nuk ndodh konsiderohet se votimi nuk ka ndodh fare dhe mund të përseritet. Pas çdo dështimi Kryetari i Kuvendit duhet të iu rikujtoj deputetëve se kush janë kandidatët për President dhe të sigurohet se ekziston kuorumi prej 80 deputetëve në sallë për të vazhduar me procedurat e votimit” tha Miftaraj për “Gazeta Blic” 

Kujtojmë se në dy raundet e para për votimin e Presidentit nuk janë siguruar votat e mjaftushme ç’ka ka sjellë edhe dështimin e tyre.

Në raundin e parë janë siguruar 78 vota ndërsa në raundin e dytë ka qenë prezent edhe deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku, duke e quar numrin e votave në 79, por të pamjaftueshme për të bërë kuorumin.

/Gazeta Blic/