Sporti

Këto janë detajet e kontratës së Milot Rashicës me Norwich Cityn

06/22/2021 17:20
nga:Mergim Rreci

Milot Rashica është transferuar edhe zyrtarisht tek Norwich City.

Sulmuesi i Kosovës, 24 vjeç, ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare me skuadrën agnleze, përcjell GazetaBlic Sport.

Rashica arrin pas tre sezonesh e gjysmë duke luajtur në kampionatin kryesor të futbollit gjerman me Werder Bremen.

Gjatë gjithë kohës së tij me Bremen ai shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat.

Duke folur për canaries.co.uk, Rashica tha: “Unë jam me të vërtetë i  lumtur që do të luaj para tifozëve të Norwich dhe në Premier League. Unë sigurisht që do t’i jap më të mirën këtij klubi futbolli në çdo ndeshje dhe shpresoj të entuziazmoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj”.

/GazetaBlic Sport/