Lajme

Skënderi 3 vjeçar ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

01/01/2025 18:38
nga:Sh R

Skënder Salihu vetëm 3 vjeçar, po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore.

Ai është diagnostifikuar me sëmundjen Hepatoblastom, një formë e kancerit të mëlçisë që kërkon trajtim të specializuar dhe të shtrenjtë.

Skënderi tani është duke u trajtuar në Turqi dhe për të përfunduar trajtimin e nevojshëm i nevojitet një shumë prej  242,000 eurosh, shumë kjo e cila i tejkalon mundësitë financiare të familjes së tij.

Luten të gjithë ata që kanë mundësinë të kontriuojnë për ta ndihmuar Skënderin.