Lajme

Skenderaj, dy vajza të mitura largohen nga shtëpia dhe përmes telefonit i shkaktojnë dhunë psikike nënës së tyre

06/06/2023 09:55
nga:Y I

Një grua ka raportuar në Polici se dy vajzat e saj të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më, si dhe përmes telefonit i kanë shkaktuar presion asaj.

Policia njofton se njëra nga të dyshuar është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar.

“Skenderaj 04.06.2023-17:45. Ankuesja femër kosovare (me të meta fizike) raporton se dy vajzat e saj të mitura të cilat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer pasi që të njëjtat përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden nëpër lokacione të ndryshme. Njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar”, bën të ditur Policia.

Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar.