Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Skenderaj, pasi që I njejt kishte tentuar të kryente vjedhje në një barnatore, shkruan GazetaBlic.
Sipas raportit policorë, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me nëntë fishek, një dhe dëshmi tjera materiale qe dyshon të jenë përdorur nga i dyshuari ne veprën penale.
Si dhe, lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit Rr. G., 35 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “vjedhje e rëndë ne tentativë “ dhe “mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës”.