Lajme

Skender Hyseni: Kurti e Osmani po e rikthejnë në fuqi Rezolutën 1244 të OKB-së – t’i kundërvihesh Amerikës, je kundër Kosovës

05/29/2023 12:49
nga:G B

Ish ministri Skender Hyseni, ka reaguar lidhur me zhvillimet në veri të vendit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti dhe Osmani po e rikthejnë në fuqi Rezolutën 1244 të OKB-se dhe po e riaktivizijnë UNMIK-un në Veri të vendit, 15 vjet pas pavarësie.

Hyseni ka thënë se Marrëveshja e Ohrit dhe gjendja në veriun e Kosovës, nuk mund te shihen si të ndara por të ndërlidhura.

Ai ka shtuar se t’i kundërvihesh politikës amerikane në Kosovë, madje edhe me një gjuhë vulgare, do të thotë të punosh kundër shtetit të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Kurti dhe Osmani përfundimisht po e rikthejnë në fuqi Rezolutën 1244 të OKB-së dhe po e riaktivizijnë UNMIK-un në Veri të vendit, 15 vjet pas pavarësie.

Marrëveshja e Ohrit dhe gjendja në veriun e Kosovës, nuk mund te shihen si të ndara. Ato janë të ndërlidhura, si shkak dhe pasojë! Marrëveshja e Ohrit ishte marrëveshje e hartuar nga bashkësia ndërkombëtare për ta penguar degradimin e mëtejm të Kosovës dhe marrëdhënieve me Serbinë.

Po, çka bëri Kurti gjatë po këtij viti?

Qeveria dhe KM Kurti, për fat të keq edhe me përkrahjen herë eksplicite e herë implicite edhe të opozitës aktuale parlamentare, bëri veprime aventureske në veri, duke filluar me target. Këto verpime të pamatura politike, u dhanë një alibi Serbise dhe serbeve në veri për tensionimin e situates me barrikada dhe tërheqje kolektive nga institucionet shtetërore në të gjitha nivelet, duke përfshirë policinë, prokurorët, gjtyqtarët, dhe komplet sherbyesit civilë.

E gjithë kjo, te bashkësia ndërkombëtare ndezi alaramin e përshakllëzimit të mundshëm, deri në konflikt të situatës në veri. Ky ishte edhe momenti kyq kur bashkësia ndërkombëtare, duke perfishirë edhe SHBA-të për fat të keq, beri terheqje nga ajo që ishte dialog I përqendruar në njohje të ndërsjallë, në dialog dhe marrëveshje të përkohshme, pa njohje, siç ishte Marrëveshja e Ohrit. Kjo marrëveshje, gjithnjë nëse zabatohet, eshtë e mire si hap I ndërnjemtëm, por eshte larg një marrëveshje të përsosur siç ishte marrëveshja e përqendruar në njohje. Pra, në essence, këtë gjendje e kemi si pasojë e politikave të pamatura të Qeverisë së Kosovës! Natyrisht, Serbia do ta shfrytëzojë cdo hapsirë që Kosova krijon me politika fëminore. Serbia eshtë në mënyrë jetike e interesaur që Ksovën ta mbajë në status-quo dhe ne tension.

Sekretari amerikan Blinken përdori, publikisht një gjuhë të cilën nuk e kishim degjuar kurrë më parë kundër veprimeve të Kurtit dhe Osmanit. Nderkohë që kemi një opozitë, komunikatat e të cilës nuk dallojnë shumë nga shkarravinat e Kurtit dhe Osmanit.

T’I kundërvihesh politikës amerikane në Kosovë, madje edhe me një gjuhë vullgare, don të thot të punosh kundër shtetit të Kosovës.