Lajme

Skender Hyseni: Ju siguroj që pas dy muajsh Albin Kurti do të thotë se ka Asociacion

06/10/2021 22:23
nga:A. R.

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, është shprehur kritik për qasjen që ka kryeministri Albin Kurti ndaj këtij procesi.

Ai ka thënë se Kurti ndryshoi qëndrimin rreth ngritjes së mundshme të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se pas dy-tre muajve nga “s’do të ketë dialog njëetnik në do të ketë Asociacion”, njofton Klan Kosova.

“S’guxon të krekoset një kryeminstër. Kjo është krekosje dhe s’mund ta kualifikosh ndryshe nëse s’je për interesa urgjente. S’ka interes më urgjent për Kosvën sesa ta mbyllë konfliktin me Serbinë”.

Hyseni në Rubikon shtoi se në takimin që ka pasë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili gjithashtu është i ngarkuar me punë të dialogut, i ka thënë që të mos ketë iluzione që SHBA do të ndryshojë qasje ndaj problemeve ballkanike.

“I thashë që s’do të kaloni më mirë se me Grenellin. S’ndryshon politika amerikane në mënyrë aq rapide, sepse ajo është konstante. Metodat mund të ndryshojnë, por jo thelbi. Ballkani është interes strategjik i SHBA-së”.

Ish-koordinatori po thotë se nbajtja përherë e status quo me Serbinë mbahet edhe si kauzë e përhershme për t’u mashtruar më lehtë populli dhe duke harruar problemet e brendshme.