Zyrtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Kurti dje në takimin me presidentin serb Vuçiq, raporton Gazeta Blic.
Hyseni e cilëson dështim përballjen e tij me palën serbe dhe thekson se i njëjti me paraqitjen e tij dobësoi pozicionin negociues të Kosovës.
Ai tutje tha se Kurti bëri dje në Bruksel atë çfarë Vuçiqi preferonte.
“Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik!Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quonë” shkruan Hyseni në Facebook.
Reagimi i plotë:
Sjellja arrogante dhe pa sens diplomatik e Albin Kurtit në takimin e djeshëm në Bruksel ishte përpjekje e dëshpruar për të minuar dialogun deri në ndërprerje të plotë.
Rrjedhimisht, dje, Albin Kurti shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj. Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, krekosjen prej popullisti dhe papërgjegjësine e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut, i cili, deshi
s’deshi Albin Kurti do të vazhdojë.
Kosova në Bruksel dje, bëri saktësisht ate që Vuçiq dhe Serbia preferonin. Kurti shpërfaqi dëshirën e tij për ruajtje të status-quosë. E asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interesat serbe sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontesitit Kosovë-Serbi me fajin e Kosovës!
Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjate të vendit. Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. E sot, nuk ka interes më të madh dhe më urghent për Kosovën sesa permbyllja e konfliktit me Serbine me njohje të ndërsjellë.
Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik!
Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quonë.
Dialogu do të vazhdojë, dhe unë besoj se to të mbyllet shpejt!
S.H.


