Sporti

Skenat komike të Gerrard në stërvitjen e klubit nga Arabia Saudite – duket se askush nuk po e kupton

07/13/2023 17:02
nga:L J

Klubi Al Ettifaq i Arabisë Saudite ka punësuar legjendarin Steven Gerrard si trajner të ri.

Anglezi i famshëm ka nisur punën, por skenat e stërvitjes duken komike dhe duket se Gerrard do të djersitet shumë për të përmirësuar lojën e klubit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Se specialisti 43-vjeçar do të derdhë shumë djersë për të përmirësuar lojën e skuadrës së tij të re, e tregojnë qartë skenat e stërvitjes ku lojtarët duken mjaft të humbur. Gerrard mundohet t’u tregojë atyre lëvizjet dhe veprimet bazë në video, por lojtarët e skuadrës nga Arabia Saudite nuk janë mësuar vërtet me këtë lloj stërvitjeje, ata dukeshin të humbur dhe gjithçka dukej komike.