Barcelona po i afrohet titullit të La Ligës këtë sezon, pasi ka një diferencë prej 11 pikësh ndaj Real Madridit dhe tetë ndeshje për të luajtur. Vetëm katër fitore larg titullit, disa tifozë tashmë po bëjnë llogaritë se kur do të kurorëzohen si kampionë të ligës.
Pas humbjes 4-2 të Real Madrid nga Girona, Barcelona ka mundësinë të zgjerojë diferencën në katërmbëdhjetë pikë me një fitore ndaj Rayo Vallecano sonte mbrëma, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëse e bëjnë këtë, mund të shfaqet një skenar i ëmbël për tifozët Blaugrana. Nëse Los Blancos fitojnë dy ndeshjet e tyre të ardhshme (Almeria dhe Real Sociedad), dhe Barcelona fiton dy ndeshjet e ardhshme pas Rayo (Real Betis dhe Osasuna), do të krijonte një situatë ku ata mund të siguronin titullin jashtë në stadiumin RCDE – në shtëpinë e rivalëve Espanyol.
Do të ishte një ditë veçanërisht e dhimbshme për Espanyol nëse ndodh. Ata po luftojnë për rënien nga kategoria.
/GazetaBlic Sport


