Ditën e djeshme disa protestues serb bllokuan pikat kufitare në kufi me Kosovën.
Këto bllokada u hoqën gjatë ditës së sotme dhe qarkullimi i automjeteve dhe njerzve po vijon normalisht.
Kështu njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme pak minuta më parë.
Në lidhje me këto bllokada të vendosura në pikat kufitare ka folur deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha.
Berisha se ky është një skenar i përgatitur mirë nga Serbia me qëllim që të godasë Kosovën diplomatikisht dhe të paraqitet si viktimë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.
Ai tha se përmes këtyre veprimeve, Serbia, synon ta paraqesë Kosovën si një vend të pajetueshëm.
“Organizimi i bllokadave në të gjitha pikat kufitare me Kosovën është një skenar i përgatitur mirë nga Serbia, me qëllim që të godasë Kosovën diplomatikisht dhe të paraqitet si viktimë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Përmes këtyre veprimeve, Serbia synon ta paraqesë Kosovën si një vend të pajetueshëm.Megjithatë, shqetësimi më i madh qëndron në faktin se nuk janë bllokuar vetëm pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por është tentuar të bllokohet edhe pikëkalimi kufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës nga serbët lokalë të Malit të Zi.Kjo situatë ngre pyetje të rëndësishme: Pse Mali i Zi, një vend i pavarur, anëtar i NATO-s, dhe një shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës? A do të thotë kjo se paralajmërimi i mëparshëm se ardhja në krye të shtetit të partisë shumicë proserbe dhe kryekuvendarit prorus po e kthejnë Malin e Zi në një pjesë të strategjisë së botës serbe? Pra, duket se rrethi i shteteve që synojnë të minojnë pavarësinë e Kosovës po kthehet në modelin e mesit të shekullit të kaluar” thekson Berisha.
Ai ngre pikpyetje dhe dyshime të forta në lidhje me Albin Kurtin dhe Dritan Abazoviq, siç thotë ai, si pjesë e një skenari të riorganizimit të ‘botës serbe’.
“Ky ndryshim dramatik i situatës pas ardhjes në pushtet të Dritan Abazoviçit si kryeministër i Malit të Zi dhe Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës, ngre dyshime të forta se ata mund të jenë pjesë e një skenari të riorganizimit të “botës serbe”. Patriotizmi i tyre i zhurmshëm dhe sloganet për bashkim kombëtar të shqiptarëve duken si kamuflim për një strategji më të gjerë antikombëtare.Gjithashtu, ardhja në pushtet e një grupimi të afërt me ta në Maqedoninë e Veriut nuk duket e rastësishme. Pavarësisht se nuk janë ende të konsoliduar, sinjalet janë të qarta: arrestimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe tentativat për të rishikuar ligjin për gjuhët, veçanërisht Marrëveshjen e Ohrit, që legalizon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare dhe njohjen e popullit shqiptar si shtetformues”
“Informatat në kohë reale nga terreni, tregojnë se ndërhyrja në bllokadën e vendosur në Rozhajë e ka bërë pikëkalimin të kalueshëm. Megjithatë, ky incident është një sinjal shqetësues që kërkon veprim të menjëhershëm diplomatik nga qeveria e Kosovës për ta adresuar këtë situatë të rrezikshme” shkruan Berisha raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


