Lajme

“Skenar politik”, thotë Kamberi për dyshimet për konsumimin e kokainës në komunën e Leposaviqit

01/31/2024 21:39
nga:G B

Në Komunën e Leposaviqt në veri të Kosovës, nënkryetarja e kësaj komune është xhiruar teka pretendohet se ka konsumuar kokainë brenda ndërtesës së komunës, bashkë me disa persona të tjerë.

Për këtë, analisti politik, Belgzim Kamberi, ka theksuar ka një skenar të përgatitur me qëllim politik.

Kamberi në Debat Plus, ka thënë se xhirimi duket i përgatitur dhe ka një qëllim politik, duke përmendur mënyrën sesi kryetari dhe nënkryetarja erdhën në pushtetin lokal.

“Xhirimi duket se është i përgatitur, dhe duket se ka pasur një qëllim politik, nuk ka pasur një vetëm një qëllim personal, ka efekt politik. Dhe cilin efekt politik ka, e ka edhe me diskreditu edhe më shumë një proces i cili ka ndodh aty me mënyrën se qysh janë ndërtuar ato pushtete aty edhe mendoj se ky është ai efekti politik që është më i rëndësishëm dhe burimi i publikimit të këtyre videove”, ka thënë ai.

Përgjegjësia për këtë rast, sipas Kamberit, është publike dhe politike, ndërsa veprimi është individuale.

“Përgjegjësia është publike dhe politike, por veprimi është invidual, q nënkupton se a mund të themi na që është i vetmi individ që konsumon edhe që punon në institucione, jo pra. Çështja është pse videoja është bërë aty si parapërgatitur dhe goditja ndaj tyre”, ka deklaruar Kamberi.