Melosi Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësinë në ”click” të RTV21 ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës ka obligim kushtetues ta zbatojë në përpikëri aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se çdo përpjekje për ta anashkaluar apo interpretuar ndryshe këtë vendim përbën shkelje të rëndë kushtetuese.
Sipas Kolshit, moszbatimi i vendimit nuk cenon vetëm rendin juridik, por hap rrugë për një skenar të rrezikshëm bllokues institucional.
“Kuvendi duhet ta zbatojë në përpikëri vendimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky është obligim kushtetues për të gjitha institucionet, përfshirë edhe Kuvendin. Çdo shmangie e re apo tentim për të mos e zbatuar vendimin është jashtë kornizave dhe përbën një skenar bllokues,” tha Kolshi.


