Lajme

“Skemë e organizuar kriminale”: Publikohen bisedat ku anëtarë të LDK-së ngritin dyshime për votat e diasporës

15 ditë më parë
nga:G C

Fërkimi i krijuar mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas numërimit të votave të diasporës u reflektua pas mbledhjes pesëorëshe të mbajtur së fundmi, e cila ishte më e gjata në historinë e partisë.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, gazeta Reporteri.net publikoi disa mesazhe të brendshme të LDK-së, të cilat gazeta Nacionale nuk ka arritur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur. Mesazhet, të shkëmbyera në një grup “Viber” të anëtarëve të LDK-së, zbulojnë shqetësime për manipulime gjatë procesit zgjedhor.

Sipas ‘screenshot’-eve të publikuara, ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, akuzon për vjedhje votash dhe kërkon që ky rast të cilësohet si “skemë kriminale”.

“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, shkroi Arben Gashi.

Kësaj iu përgjigj Shala duke thënë se:“Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”.

“Për të gjitha”, vazhdonte numri 2 i listës zgjedhore të LDK-së.