Sporti

Skaudra e re e Ramos mund të jetë befasi për të gjithë

07/14/2023 08:42
nga:Mergim Rreci

Sergio Ramos vazhdon të jetë ende pa skuadër pas largimit nga PSG.

Sipas informacioneve të fundit, mbrojtësi spanjoll mund ta vazhdojë karrierën e tij tek skuadra braziliane, Flamengo, transmeton GazetaBlic Sport.

Skaudra braziliane ka zhvilluar tashmë bisedime paraprake me Sergio dhe po përgatitet t’i bëjë atij një ofertë zyrtare.

Ramos i kaloi dy sezonet e fundit me PSG. Si pjesë e ekipit francez, mbrojtësi luajti 58 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe një asistim. Para kësaj, spanjolli mbrojti ngjyrat e Real Madridit nga viti 2005 deri në vitin 2021.

/GazetaBlic Sport/