Sporti

S’kanë të ndaluar largimet nga Feronikeli, Besmir Bojku me valixhe në duar, pritet largimi i tij

05/24/2021 12:53
nga:L J

“Tërmet” tek skuadra e Feronikelit.

Klubi i Feronikelit ka siguruar mbijetesën dhe ka ikur nga zona e barazhit, por problemi siç duket i është bërë ‘mik’ ekipit nga Drenasi.

Pas përfundimit të sezonit, shumë lojtarë do të mbesin pa kontrata dhe disa nga lojtarët kyç të skuadrës po bëjnë gati valixhet që të largohen nga “Rexhep Rexhepi”.

Burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë se Besmir Bojku pritet të largohet nga Feronikeli.

Bojku është lojtar i Shkëndijës së Tetovës, por i huazuar tek Feronikeli. Megjithatë, kontrata e huazimit tek Feronikeli i skadon në muajin qershor dhe mundësitë që ai të largohet janë të mëdha.

26 vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të mirë të formacionit bazë në skuadrën e Feronikelit.

/GazetaBlic Sport

LAJMI I FUNDIT: Përparim Islami largohet nga Feronikeli