Sporti

Skandaloze: Tifozët serb sulmojnë referin pas ndeshjes së Europa League

11/06/2021 21:57
nga:E K

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur pas ndeshjes së Europa League Crvena Zvezda – Midtjylland.

Tifozët serb të skuadrës Crvena Zvezda pas humbjes së ekipit të tyre me rezultat 0-1 kanë sulmuar referin Tamás Bognar, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjyqtari hungarez ishte i ashpër në këtë takim duke i dhënë dy kartona të kuq për skuadrën serbe.

Tifozëve nuk u ka pëlqyer ky vendim dhe pas ndeshjes gjyqtari kryesor është sulmuar.

/GazetaBlic Sport/