Sulmuesi serb, Veljko Birmancevic është në qendër të vëmendjes në Pragë.
Futbollisti i klubit Sparta Praga është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e djeshme ndaj Banik Ostrava, ku skuadra e tij humbi me rezultatin 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas mediave çeke, futbollisti ka pasur përleshje me drejtorin e klubit, andaj ai është lënë jashtë grumbullimit, teksa njoftimi zyrtar i klubit është se ai është i lënduar.
Megjithatë, skandali vazhdoi gjatë takimit Sparta Praga – Banik Ostrava, ku tifozët vendas shpalosën një baner në mbështetje të sulmuesit serb, ku ndër të tjera shihen edhe flamujt “Kosova është Serbi” dhe “S’ka dorëzim”.
Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë katër shqiptarë (Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci).
Pamjet nga gjesti skandaloz i tifozëve çek:
Z kotle zní: “Support for Birma” #acsparta pic.twitter.com/SKHolTBTNI
— Sparťanské Zprávy (@spartazpravy) November 2, 2024