Lajme

Skandaloze: Objekti i Organizatës “Women 4 Women”, qe 10 ditë pa rrymë, institucionet i lënë në dorë të fatit

12/28/2022 16:26
nga:N M

Objekti i organizatës Kosova ”Women 4 Women” , që nga 19 dhjetori nuk kanë rrymë, e në lidhje me këtë problem nuk kanë marrur asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimin e ku kanë treguar edhe që kanë thirru KEDS-in dhe KESCO-n për të zgjidhur këtë problem por që ata kanë shkuar dhe janë larguar nga objekti i kësaj organizate pa dhënë ndonjë sqarim pse janë të shkyqyr tash e 10 ditë nga rryma elektrike.

“Objekti i organizatës Kosova Women 4 Women nga data 19 dhjetor nuk ka rrymë dhe prej kësaj date nuk kemi asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse për këtë problem. Është thirr KEDS dhe KESKO, të cilët kanë ardhur dhe kanë shkuar por nuk na kanë dhanë një sqarim pse jemi te shkyqur nga rryma elektrike. Për më shumë, është kontaktuar edhe Policia e Kosovës të cilët së bashku me KEDS kane ardhur përsëri dhe nuk kemi një përgjigje pse nuk kemi rrymë. Çdo ditë jemi te detyruar të thërrasim dhe secilën herë na kthejnë në qendrën e thirrjeve për t’a filluar procesin prej fillimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe kanë bërë të ditur se funksionalizimi i organizatës tash e 10 ditë ka funksionuar të gjitha aktivitetet me anë të një gjeneratori e ku kjo gjë edhe jua ka vështirësuar punën e tyre në zyre.

“Organizata vazhdon tash e 10 ditë të funksionojë me gjenerator, dhe të gjitha aktivitetet në zyre na janë vështirësuar shkaku i rrymës. I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa sa me shpejt dhe te vijnë e të bëjnë zgjidhjen”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë që Gazeta Infokus ka raportuar se Kosova sërish është duke rrezikuar stabilitetin Evropian në energji kështu duke rrezikuar shkyqjen nga Zona Sinkrone e Evropës Kontinentale.