Lajme

Skandaloze – Një burrë përdorë dhunë ndaj një gruaje dhe kërcënon një tjetër në një parking në Prishtinë

04/24/2024 16:03
nga:G B

Gjatë ditës së sotme, një qytetar ka përdorur dhunën ndaj një gruaje dhe ka kërcënuar një tjetër në vendparkim që ndodhet prapa sheshit “Zahir Pajatiti” në Prishtinë.

Kjo ka ndodhur para orës 13:00.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet se si është zhvilluar e tërë ngjarja.

Dukagjini i ka dërguar pyetje policisë për të ditur më shumë rreth këtij rasti, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.