Serbët u denuan për mesazhe provokuese nga UEFA, pasi në ndeshjen ndaj Anglisë shfaqën flamurin ‘Kosova është Serbi’, por ata nuk po ndalen.
Sot, Serbia do të luajë me Slloveninë nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së dytë të grupeve të Europianit dhe ky flamur po valvitet sërish, por tani jashtë stadiumit nga tifozët serb.
Me këtë po mburren mediumet e Serbisë, që po raportojnë si në vijim:
“Kosova është Serbi” gjëmon në qendër të Mynihut: Dhe më pas filloi kënga kundër shqiptarëve”, shkruan mediumi Telegraf.rs.
“SERBET ME FLAMUR TE NDALUAR DJEGEN GJERMANINE! UEFA tha se nuk duhet, por kryeneçësia funksionoi: Jo dorëzim”, shkruan mediumi mondo.rs.
Gjest skandaloz ky i tifozëve, por edhe mediave që janë akredituar nga UEFA si rasti i Milutin Vujicic, reporter i Mondo.rs
/GazetaBlic Sport