Showtime

Skandaloze, Amos ofendon rëndë Luizin dhe Kiarën

02/06/2023 22:03
nga:G C

Luizi dhe Amosi, shpesh kanë pasur debate mes vete, teksa ky i fundit ka kaluar në ofendime ndaj këngëtarit.

Madje Amosi ishte ai i cili ngriste zërin gjithmonë ndaj ofendimeve e kërcënimeve që bënte Luizi.

Por, Amosi, harron kërcënimet që ai i bën drejt Luizit.

“Djegia me benzinë”, apo “ta lidh, ta zhvesh në mal”, ishin disa nga kërcënimet e tij, të cilat produksioni i mbuloi.

Madje së fundmi po qarkullon edhe një video ku në fund të debatit me Luizin, e ofendon rëndë atë dhe Kiarën.

“Krisu tani ti dhe ajo putana jote”, dëgjohet të thotë Amosi, referuar Kiarës, dhe fjala putana në përkthim i bie “prostitutë”.

Ky debat i tyre ka ndodhur gjatë sfidës së rezistencës e cila u zhvillua të premten e kaluar, dhe gjatë “prime-t” të së shtunës nuk u përmend fare.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ??? (@luiz.kryefjala)