Pas skandalit në shërbimin onkologjik, kryeministri Edi Rama e nis javën me një takim me të gjithë shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Mësohet se takimi do të zhvillohet të hënën paradite në ambientet e QSUT-së, ku do të ketë përballë shefat e shërbimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.
Publikimi i emrave të dosjes ” Kobalti”, ku përfshiheshin mjekë, infermierë dhe koordinatorë solli një reagim masiv në rrjete sociale nga qytetarët.
Kjo ngjarje ka cenuar raportin dhe besimin mjek – pacient./tch/