Lajme

Skandali seksual/ Gjykata lë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, merr vendimin dhe për Almën

06/26/2023 14:34
nga:G B

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Për 40-vjeçaren Alma Kaçi gjykata la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

51-vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” neni 260 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ai mund të dënohet  me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

40-vjeçarja Alma Kaçi akuzohet  për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë “ neni 245 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ajo mund të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.