Showtime

Skandali me subvencionet për familjarët, flet për herë të parë këngëtarja shqiptare

03/31/2022 10:58
nga:G C

Këngëtarja Enkelejda Arifi, njëherësh zyrtare për kulturë në Komunën e Gjilanit ka folur për herë të parë pas vendimit të Kryetarit për shkarkimin e saj dhe anëtarëve të komisionit shkaku i ndarjes së subvencioneve për të afërmit e tyre.

Në listën e përfituesve ishin djali dhe kunati i saj në dy projekte të ndara që bashkë kapnin vlerën e 7552 eurove.

Në një prononcim për Klan Kosova bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit, Arifi u shpreh se e ka ndërgjegjen e pastër.

“Unë me ndërgjegjen time jam e qetë. Nuk i kam dhënë para askujt. Nuk do të fillojmë t’iu themi në familje të lutem mos u bëj artist sepse është konflikt interesi” – u shpreh ajo mes tjerash.

I gjithë procesi është kthyer në pikën zero.