Ish ambasadori i Kosovës, Edon Cana, ka reaguar pas skandalit të zv.Kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, i cili ka gënjyer rreth përmbajtjes së takimit me zyrtarin e Këshillit të Europës, Bjorn Berge.
Ai ka thënë se është për tu turpëruar me këto veprime që i ka cilësuar si amatoreske dhe tepër të dëmshme për Kosovën.
Cana ka thënë se duke iu falënderuar Berges, i cili është mik i Kosovës, diplomatët e Kosovës e kanë pasur gjithmonë derën e hapur në Këshillin e Europës.
Tutje, Cana ka thënë se ky skandal me rrena i Bislimit e diskrediton Kosovën dhe diplomacinë e saj jo vetëm në Bruksel por edhe në vendet e tjera.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Turpërohem me keto veprime amatoreske dhe tepër të dëmshme për Republikën e Kosovës. Bjorn Berge është mik i Kosovës dhe kemi punuar shumë bashkarisht që ta përafrojmë Kosovën me Këshillin e Europës. Kemi pasur derën e hapur ne cdo kohë në Keshillin e Europes dhe kjo ne nje masë te madhe duke ju falenderuar Bjornit, i cili asokohe gjatë mandatit tim ishte Shef i Kabinetit i Sekretarit të Pergjithshëm Jagland. Skandali me rrena i ‘Profesorit’ Bislimi diskrediton Kosovën, diplomacinë e saj dhe gjithë diplomatët e saj sepse kur humb vlera e besimit ne diplomaci atehërë nuk mbetet asgjë”, ka shkruar ai.
Përndryshe, për gabime në diplomaci Qeveria Kurti është tashmë e njohur edhe përmes Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, e cila ka bërë gabime sistematike në Twitter.


