Pas u eliminua në fazën e grupeve si vend i fundit, pa mundur të fitojë qoftë një ndeshje, Serbia tani po vuan edhe problemet që nuk kanë të bëjnë me fushën e blertë.
Vanja Milinkoviç-Savic, portier i Torinos, ishte protagonist në një përleshje të ndodhur në një lokal të Mynihut ditë para ndeshjes kundër Danimarkës.
Siç raporton këtë të enjte gazeta serbe “Telegraf”, pas barazimit ndaj Sllovenisë, trajneri Dragan Stojkovic u ka dhënë një ditë pushim lojtarëve të tij para ndeshjes jetike kundër Danimarkës.
Disa vendosën ta kalonin ditën me familjet e tyre, ndërsa të tjerët zgjodhën të dilnin në lokale, ku shpesh performojnë muzikantë serbë. Ky ishte rasti i Vanja Milinkoviç-Savic.
Portieri është përfshirë në një përleshje, për të cilën ka ka dy versione.
Versioni 1
Kur Vanja hyri në lokal, një tifoz serb u befasua kur e pa dhe e qortoi me argumentin se ishte aty duke pirë dhe nuk u përqendrua në hotel përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Danimarkës.
Ky koment nuk i pëlqeu portierit, i cili iu afrua dhe e goditi. Forcat e sigurisë ndërhynë për të për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Dortmund shumë pranë firmës me Guirassy, zbulohen detajet e transferimit
Versioni 2
Sipas pronarit të lokalit, Vanja ishte me pantallonat e shkurtra të ekipit serb dhe punonjësit e sigurimit e kanë penguar të hyjë, duke mos ditur se kush është. Ky “diskriminim” për shkak të veshjes e shqetësoi portierin dhe aty ndodhi sherri. Pronari, i cili e njihte Vanjën, i zgjidhi vetë gjërat dhe e ftoi të hynte në bar, por serbi nuk pranoi.
Me mbërritjen e skuadrës serbe në aeroportin e Beogradit, trajneri Dragan Stojkovic hodhi “bombën” për habinë e gazetarëve që në atë moment nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur.
“Është skandal të dehesh në lokalet e Mynihut dhe Augsburgut dhe kur zihesh në stërvitje”, ka rrëfyer serbi dhe më pas ka shtuar: “Askush nuk e ka bërë këtë, në këtë kuptim jam krenar për djemtë”.