Lajme

Skandali me librat, Selmani pyet VLEN-in: A pajtohet edhe mbështetësi juaj Kurti që Kosova të quhet kështu?

12/08/2025 12:33
nga:G B

Analistja Nafie Selmani ka ngritur shqetësim lidhur me përdorimin e emrit “Metohia” për Kosovën në një libër gjeografie për klasën e shtatë, botim i vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim publik, Selmani ka pyetur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, nëse pajtohet që Kosova të quhet kështu, duke e cilësuar këtë përdorim si një shkelje të identitetit kombëtar.

“Çdo herë që përdoret ky emër, është një provokim ndaj sovranitetit tonë dhe identitetit kombëtar. A ka të paktën një grimcë guximi politik për të kërkuar tërheqjen e këtij botimi skandaloz?”, shkruan Selmani.

Ajo gjithashtu ka akuzuar partnerët e koalicionit qeverisës në VLEN për mosveprim në këtë çështje, duke theksuar se ata nuk po mbrojnë gjënë më elementare të identitetit kombëtar të Kosovës.

Libri i gjeografisë, sipas Selmanit, paraqet Kosovën me emrin “Metohia”, një term i përdorur më herët nga Serbia dhe që nuk pranohet nga Republika e Kosovës. Reagimi i saj vjen ndërkohë që publiku dhe ekspertët politikë po kërkojnë sqarime nga autoritetet kosovare dhe institucionet përkatëse në Maqedoninë e Veriut.

“A nuk u vjen pak turp burrave të VLEN-it që nuk arrijnë të mbrojnë as gjënë më elementare të identitetit tonë kombëtar? Apo, sipas zakonit, fajin e ka sërish Ali Ahmeti, Taravari, ai, ata, unë…të gjithë vetëm ata nuk kanë faj? Sa herë duhet t’ju poshtërojnë ata juve, pastaj ju neve, pastaj prapë ata juve, vetëm për atë kockë të vogël pushteti që ua kanë hedhur në sofrën e pushtetit? A keni të paktën një grimcë guximi politik për të kërkuar tërheqjen e këtij botimi skandaloz, e të provoni se vërtet ekzistoni pak përtej rolit dekorativ në qeveri?”, ka shkruar tutje ajo.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "GJEOGRAFIKE Republika Kosovés gjendet ne jugperëndim tẽ Serbisë. № jugperëndim kufizohet me Shqipërinë dhe Malin Zi, ndërsa nẽ jug me Maqedoniné Veriut. Përfshin sipërfaqe prej 10 887 km2. Ka pozitë volitshme gjeografike, sepse gjendet ne pjesën gendrore tẽ Gadishullit Ballkanik, perkatësisht prej këtu është distanca mẽ e shkurter Adriatikut Jugor deri te Danubi Poshtëm. RELIEVI Relievi përbehet nga luginat Fushe Kosovës, në pjesën qendrore dhe lindore dhe Metohia pjesën perëndimore. Nẽ perëndim nga Metohia Shqipërinë dhe me Malin e Zi shtrihet masivi Te madh mator Bjeshket Nemuna me majën Gjeravica drejt kufirit me Maqedoninë Veriut ngrihet Sharr."