Lideri i LDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për rastin me foshnjën që u fut në lavatriçe në spitalin e Pejës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot bëhen 75 ditë që Kosova nuk ka ministër të shëndetësisë.
Abdixhiku e ka quajtur qeverinë të paaftë e të papërgjegjshme dhe se skandalet në spitalet tona kanë adresë.
Postimi i tij i plotë:
Sot bëhen 75 ditë që Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë; të tretin në më pak se dy vite qeverisje. Plot 75 ditë për të caktuar një përgjegjës – një njeri të vetëm – në krye të sektorit më të rëndësishëm të shoqërisë kosovare.
As kaq pak s’mund të bëjnë! As kaq pak s’mund t’i japin shëndetësisë. Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, pajisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime të shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit – ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve. Dhe as kaq pak s’mund të bëjnë; as edhe një ministër ta caktojnë.
Qeveri e paaftë. Qeveri e papërgjegjshme.
Skandalet në spitalet tona kanë adresë!


