Një stuhi e vërtetë ka shpërthyer në futbollin anglez pasi legjenda Wayne Rooney kërcënoi se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër ish-shokut të tij të ekipit kombëtar, Andy Carroll.
Konflikti është shkaktuar nga zbulimet në autobiografinë e re të Carroll, “Owning It”, e cila pretendon se të dy konsumuan alkool gjatë kampeve të ekipit kombëtar.
Sipas librit të Andy Carroll, ai dhe Rooney shpesh pinin së bashku në dhomën e hotelit të ish-kapitenit të Manchester United gjatë mbledhjeve të ekipit të Anglisë.
Një nga periudhat specifike të përmendura ishte Kampionati Evropian i vitit 2012 në Poloni dhe Ukrainë, ku të dy ishin pjesë e skuadrës së “Tre Luanëve”. Përzgjedhja e Anglisë u eliminua nga Italia në kampionatin në fjalë.
Akuzat kanë zemëruar Rooney-n, i cili, sipas informacioneve nga tabloidi britanik “The Sun”.
Ai i mohon kategorikisht skenat e përshkruara dhe tashmë ka ndërmarrë hapat e parë për të mbrojtur emrin e tij. Avokatët e Wayne Rooney-t i kanë dërguar një letër të formuluar ashpër shtëpisë botuese Pan MacMillan, e cila botoi librin e Carroll. Ajo kërkon tërheqjen e menjëhershme të akuzave, pasi ato janë “plotësisht të pavërteta”.
/GazetaBlic Sport


