Showtime

Skandalet e VIP-ave gjatë vitit 2021

01/01/2022 19:00
nga:Donika Fetahu

Edhe këtë vit yjet e estradës kanë arritur në mënyra të tjera të nxisin paksa dramë, ku vëmendja nga mediat dhe publiku nuk u mungoi

Shumë prej artistëve shqiptar adhurohen për artin që bëjnë, por shumë prej tyre janë përfshirë në skandale.Edhe këtë vit nuk munguan aspak, shkruan GazetaBlic.

Më poshtë ju sjellim disa nga ngjarjet e këtij viti të cilat morrën vëmendje mjaft të madhe nga ana e publikut dhe u komentuan shumë në të gjtiha mediat rozë.

Njëri nga reperët më të njohur Noizy, emrin e vërtetë Rigels Rajku, nga Shqipëria, nuk ishte i ‘qetë’ as këtë vit sa i përket problemeve e skandaleve. Kësaj here ai ësht arrestuar për disa orë në Kosovë, pasi që ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti në lidhje me një gjobë, të cilën reperi nuk e kishte paguar që nga viti Reperiu prangos në pikën kufitare të Vermicës dhe më pas u dërgua në stacionin policor në Prishtinë, por ai është lënë i lirë ku pas lirimit të tij, ai ka sqaruar të gjithë ndjekësit e tij lidhur me arsyen e arrestimit të tij, duke sqaruar se bëhej fjalë për një gjobë të papaguar nga sherri i 5 viteve më parë me grupin “Babastars”.

Njëra nga këngëtaret më të përfolura për skandalin e këtij viti është Fjolla Morina, e cila këtë vit u arrestua nga policia e Kosovës në lagjen Emshir të Prishtinë, pranë lokalit të saj të veshjeve.
Shkaku i arrestimit të këngëtarës është se ajo ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Më poshtë gjeni një video nga Prive.al, ku është xhiruar momenti i arrestimit të Fjollës.

Njëri nga reperët që është përfshirë në një ‘sulm fizik’ ishte Feronit Shabani, ndryshe i njohur për publikun si Fero, ai bashkë me truprojen e tij kishin sulmuar fizikisht producentin e njohur Jetmir Agaj.Sherrin me tyre e ka konfirmuar vetë Agaj i cili kishte raportuar se Fero e kishte kërcënuar atë me armë në studion e tij.

Prej formateve më të komentuara momentalisht është “Bog Brother Vip”, ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për ngjarjet dhe dinamikën e banorëve brenda shtëpisë.Shpesh herë ka ndodhur që teksa banorët po bëheshin gati, nga kamerat e shtëpisë janë ‘kapur’ momente jo shumë të këndshme.Në rrjet kanë qarkulluar foto e video nga disa prej banoreve të cilat kan duke bërë dush janë kapur nga kamerat dhe kanë qenë plotësisht të zhveshura si Semi, Beniada, e Fifi.

Skandalet në programin më të shikuar nuk kan munguar aspak që nga fillimi i tij, së fudnmi nga më të komentuaret nuk ishte nga konkurrentet por vet moderatorja e këtij emisioni Bora Zemani, e cila u përfol mjaft shumë për një lidhje të mundshme me ish-konkurrentin e “Për’puthen 2”, Atdhe Xheravina, ku dyshja ishin kapur shpesh her në praninë e njëri tjetrit, edhe pse kjo gjë u mohua kategorikisht nga të dy palët.Por Atdheu vazhdimisht bën postime ‘provokuese’ ku ngjall dyshimet se mes dyshes mund të ketë diçka.