Qeveria shqiptare është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka vendosur të ndëshkojë qeverinë shqiptare për shkak të detyrave që kjo e fundit ishte zotuar të realizonte në sektorin e energjisë. Në këtë vendim të BE thuhet se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026 se çfarë hapash do ndërmarrë në korrigjimin e problemeve të konstatuara ne politikat e Energjisë.
Kujtojmë se përjashtimi nga ky program i Shqipërisë lidhet drejtpërdrejtë me 3 projektligje që ishin përgjegjësi e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila zyrtarisht është e pandehur nga SPAK, për disa akuzua.
Konkretisht bëhet fjalë për projektligjet:
1.TEC-i i Roskovecit
2. Anijet Energjetike “Tigrat” në Vlorë
3.Linjat e interkonjeksionit evropian
VENDIM I KËSHILLIT MINISTROR TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË TË BE:
2025/03/MC-EnC – Mos-përputhje e Shqipërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë (Çështja ECS-5/24)
Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë konstaton se:
Neni 1 – Mos-përmbushje nga Shqipëria
Shqipëria ka dështuar të miratojë dhe zbatojë, deri më 31 dhjetor 2023, legjislacionin, rregulloret dhe aktet administrative të nevojshme për t’u përputhur me:
–Direktivën (BE) 2019/944 (tregu i brendshëm i energjisë elektrike),
–Rregulloren (BE) 2019/941 (përgatitja ndaj rreziqeve në sektorin e energjisë),
–Rregulloret (BE) 2019/942 dhe 2019/943,
si dhe një sërë rregulloresh teknike të BE-së mbi:
–alokimin e kapaciteteve,
–menaxhimin e kongjestionit,
–balancimin e energjisë,
–emergjencat dhe operimin e sistemit të transmetimit.
Gjithashtu, Shqipëria nuk ka njoftuar Sekretariatin për masat përkatëse, duke shkelur:
–vendimet e Komunitetit të Energjisë të viteve 2021 dhe 2022,
–si dhe nenet 6 dhe 89 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Neni 2 – Veprimet pasuese
1.Shqipëria duhet të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të korrigjuar shkeljen dhe për t’u përputhur me të drejtën e Komunitetit të Energjisë.
2.Shqipëria duhet të raportojë rregullisht gjatë vitit 2026 mbi masat e marra.
3.Nëse shkelja nuk korrigjohet deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të nisë procedurë sanksionuese sipas Nenit 92 të Traktatit.
Neni 3 – Hyrja në fuqi
Vendimi u drejtohet palëve dhe institucioneve të Traktatit dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.
Miratuar në Vjenë, më 18 dhjetor 2025.


