Lojtari i Monakos, Wissam Ben Yedder dhe vëllai i tij janë akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual nga dy vajza, 19 dhe 20 vjeç.
Situata do të ketë ndodhur të hënën e kaluar (10 korrik) në Beausoleil, përcjell GazetaBlic Sport
Rasti është duke u hetuar nga policia, por lojtari ende nuk ka dhënë një deklaratë.
“Monaco ka marrë parasysh informacionin e publikuar sot për Wissam Ben Yedder. Duke qenë se çështja është subjekt i procedurave ligjore, klubi nuk është në gjendje të komentojë.”
/GazetaBlic Sport/


