Sporti

Skandal pas skandali: Djokovic prezantohet me këngën që bën thirrje për aneksimin e Kosovës

11/23/2023 23:12
nga:Mergim Rreci

Tenisti Novak Gjokoviq, dhe ekipi i Serbisë sot kanë bërë një skandal gjatë prezantimit para lojë me Britaninë e Madhe, në kuadër të “Davis Cup”.

Ata kanë dalë para publikut, me një këngë nacionaliste serbe që bën thirrje për aneksimin e Kosovës.

Vet tenisti Gjokoviq, njihet për deklarimet e shpeshta kundër Kosovës. Madje, është parë edhe duke kënduar këngë.