Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë janë shoqëruar me dyshime serioze për keqpërdorime të mundshme të votave, veçanërisht në Vushtrri, raporton GazetaBlic.
Burime të GazetaBlic bëjnë me dije se, disa kandidatë kanë ngritur akuza të forta dhe kanë bërë ankesa në PZAP dhe në Prokurori, duke dyshuar për manipulime me votat.
Tutje, sipas burimeve dyshimet përfshijnë jo vetëm vjedhjen e votave nga palët e jashtme, por edhe nga vetë partitë politike, duke përfshirë disa kandidatë.
Në një kohë kur procesi i numërimit është ende në zhvillim, mbetet për t’u parë se si do të procedohet me këto akuza dhe a do të ketë ndonjë pasojë për ata që janë të përfshirë në këto aktivitete të dyshimta.
/GazetaBlic/


