Sporti

Skandal: Në prezantimin e logos “EURO2024”, UEFA paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

10/05/2021 23:05
nga:Lorik J

Kampionati evropian i futbollit “Euro 2024” do të mbahet në Gjermani.

Tashmë faqja zyrtare e ka publikuar edhe logon zyrtare të kësaj kampanje.

Ajo që bijë në sy është që kufijtë e Republikës së Kosovës nuk janë të ndara dhe sipas UEFA-s Kosova ende mbetet pjesë e Serbisë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë kur UEFA bënë kësi lëshime kur bëhet fjalë për kufijtë e Kosovës.

Mbetet që të shihet në ditët në vijim se do të reagojë Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Kosovës.