Sporti

Skandal në ndeshjen e Europa League, tifozët godasin njëri-tjetrin me shishe të mbushura me urinë

10/01/2021 18:44
nga:Mergim Rreci

Ndeshja midis West Ham dhe Rapidit të Vienës e luajtur për fazën e grupeve të Ligës së Evropës prodhoi incidente të pahijshme ku tifozeritë e të dyja skuadrave u përleshen në tribuna gjatë zhvillimit të takimit.

Ishte minuta e 29-të kur West Ham kaloi në avantazh, aty kur dhe filloi lufta e vërtetë. Tifozët filluan të godisnin me sende njëri-tjetrin, për tu përleshur më pas fizikisht.

Sipas gazetës britanike ‘’The Sun’’, tifozët kishin goditur ndaj njeri-tjetri me shije uji të zbrazura dhe të mbushura me urinë.

Një skandal i vërtetë që ka bërë bujë në mediat e huaja, të cilat kanë transmetuar dhe pamje të përplasjes. West Ham fitoi me rezultatin 2-0 duke marrë kreun e Grupi H me 6 pikë të plota pas 2 ndeshjesh.