Sporti

Skandal në futbollin italian, prokurori interviston në hotel Tonalin dhe Zaniolon

10/13/2023 10:29
nga:E K

Prokuroria Federale Italiane ka intervistuar mbrëmë në “Hotel Azzura” dy yjet e Italisë, Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo. Dy yjet e Italisë dyshohet se kanë vënë baste si futbollistë.

Pas intervistimit, Federata Italiane ka vendosur që dy lojtarët t’i largojë nga kampi i kombëtares për tu rikthyer tek skuadrat e tyre.

Të dy futbollistët po hetohen për pjesëmarrje në një rrjet të dyshuar të paligjshëm bastesh futbolli në një çështje që është zbuluar nga Nicolò Fagioli i Juventusit.

Nëse Sandro Tonali, Nicolò Zaniolo dhe Nicolo Fagioli shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me deri në tre vjet përjashtim dhe një gjobë prej 25,000 euro