Sporti

Skandal në derbin e madh grek | Tifozët godasin lojtarin me fishekzjarre, ai dërgohet me urgjencë në spital

10/23/2023 10:08
nga:Lorik J

Derbi më i madh i futbollit grek mes Olympiakos dhe Panathinaikos u ndërpre dje në minutën e 56-të pasi lojtari i mysafirëve, Juankar u godit me një fishekzjarre teksa po ngrohej në anën e fushës. Në momentin e ndalimit rezultati ishte 1-1.

Spanjolli Juankar ra në terren pasi një lloj fishekzjarre shpërtheu pranë tij. Spanjolli i trullosur u largua nga fusha me barelë, pas së cilës skuadra vizitore u tërhoq në dhomën e zhveshjes. Shumë shpejt nga fusha u larguan lojtarët e Olympiakosit, por edhe gjyqtarët italianë që drejtonin ndeshjen, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas më shumë se një ore, lojtarët e Olympiakos ishin rikthyer për t’u ngrohur, por mysafirët kanë qëndruar në dhomën e zhveshjes. Mediat greke raportojnë se Juankar u dërgua në spital pasi kishte probleme me marrje mendsh dhe dëgjim.

/GazetaBlic Sport