Boca Juniors u eliminua nga Copa Libertadores pasi humbi në penallti ndaj Atlético Mineiro, në një ndeshje të shënuar nga polemikat mbi përdorimin e VAR.
Pas ndeshjes, futbollistët e Boca Juniors u përpoqën të futeshin në dhomën e zhveshjes së kundërshtarëve dhe kishte incidente të rënda në korridor, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas skandalit, Policia Ushtarake identifikoi pesë lojtarë, dy drejtues dhe një anëtar të stafit stërvitor të cilët duhej të dëshmonin në stacionin e policisë pasi u larguan nga stadiumi.
Në këtë kontekst, i gjithë delegacioni i Boca shkoi me autobus në stacionin e policisë dhe klubi mori vendimin për të kaluar natën në Brazil dhe për t’u kthyer të mërkurën në Argjentinë!
/GazetaBlic Sport


